Protesta e veteranëve, vjen reagimi i Daut Haradinajt: Ky është mëkat kombëtar

Aktuale

Protesta e veteranëve, vjen reagimi i Daut Haradinajt: Ky është mëkat kombëtar

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:07
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët mbajtën para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.

Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është ‘mëkat kombëtar’.

Postimi i plotë:

Protesta e sotme paqësore e Veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri.

Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste, është mëkat kombëtar. 

I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat