Lumir Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

Aktuale

Lumir Abdixhiku: Dyert e debatit me LDK-në janë të hapura

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:14
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se dyert e debatit në partinë që ai drejton janë të hapura.

Këto komente ai i bëri pasi  është takuar me një delegacion njëzet anëtarësh – doktorantë e profesorë universitarë nga Gjermania.

“Pjesëmarrësit, bursistë të KAS, së bashku me profesoreshën dhe nënpresidenten e fondacionit, Dr. Beate Neuss, shprehën interesim për gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen që si shoqëri po synojmë”, ka thënë Abdixhiku.

“Studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare e të çështjeve të sigurisë shtruan pyetje e tema diskutimi mbi ambiciet tona euro-atlantike si shtet dhe vizionin tonë politik si parti”. 

Ai po ashtu ka paralajmëruar se takime të tilla do të mbahen në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat