Zafir Berisha për Gjykatën Speciale, ja ku i ka burimet e informacioneve

Aktuale

Zafir Berisha për Gjykatën Speciale, ja ku i ka burimet e informacioneve

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 14:00
Zafir Berisha

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha tha se Gjykata Speciale është produkt i lobit serb dhe atij rus.

Berisha deklaroi se kjo gjykatë burimet e informacioneve dhe “fakteve” i ka në Serbi.

“Një Gjykatë e tillë është  produkt  i investimit të lobit  serb dhe rus sepse tashmë çdo gjë është publike që dmth raportuesi për këtë çështje në Këshillin e Evropës nga ku deri vonë themelimi i kësaj gjykate ishte në sigurinë e rreptë të policisë zvicerane, dhe ne i kemi parasysh tashmë deklaratat që janë publike për bashkëpunimin shumë  të ngushtë të kryeprokurorit serb me prokurorët e kësaj gjykate. E një gjykatë e cila burimet e informacioneve dhe “fakteve”  i ka në Serbi unë nuk pres diçka më mirë”, tha ai.

Kurse i pyetur se pse deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për themelimin e kësaj gjykate, ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se deputetët kanë qenë të bindur se pretendimet për ekzistimin e “shtëpisë së verdhë” nuk janë të vërteta.

“Fillimisht është mashtruar  Këshilli i Evropës  dhe natyrisht ata e kanë miratuar dhe kanë  dhënë dritën e gjelbërt mbi ato gënjeshtra që vërtet paska egzistuar “një shtëpi e verdhë”, mirëpo koha tash po tregon që nuk paska egzistuar. Ndërsa këta tonët e kanë votuar Gjykatën Speciale sepse kanë qenë të bindur se nuk është ashtu, dmth gjithë ato dokrat me të cilat është tronditur opinioni evropian nuk qëndrojnë askund dhe thjeshtë Gjykata Speciale merret me gjëra tepër minore, të vogla dhe janë shumë qesharake “, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat