Kusari-Lila: Nuk mund të kalojmë në stadin tjetër derisa Serbia ka qasje destruktive ndaj Kosovës

Aktuale

Kusari-Lila: Nuk mund të kalojmë në stadin tjetër derisa Serbia ka qasje destruktive ndaj Kosovës

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 22:08
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka folur për “Ballkanin e Hapur” për të cilën thotë se Kosova sheh të ardhme vetëm me iniciativa që janë të bazuar në vlera demokratike dhe parime të përbashkëta të integrimit.

Kusari-Lila ka thënë se nuk mund të pretendohet se ka stabilitet rajonal përderisa Kosova është në kundërshti të plotë.

“Ne shohim perspektiv dhe të ardhme vetëm me iniciativën e cila është e bazuar vetëm në vlerat demokratike dhe parimet e përbashkëta të integrimit. Nuk shohim se mund të blihet koha apo të pretendohet se kemi stabilitet rajonal përderisa kemi një vend i cili është në kundërshti të plotë me gjitha këto vlera”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova nuk mund të kalojë në stadin tjetër, derisa Serbia nuk pranon krimet dhe nuk ndryshon qasjen e saj destruktive.

“E treta nuk shohim se pa një vlerë të mirëfilltë dhe pa një pranim të Serbisë për të gjitha krimet dhe pozicionin e saj karshi Kosovës e dëmin e vazhdueshëm që vazhdon të ia bëj sot e kësaj dite në raport me integrimin e Kosovës. Ne mund të pretendojmë se proceset tjera mund të shkojnë në normalitet apo bashkëpunimi demokratik siç u tha edhe nga përfaqësuesi i State Departamentit. Tek ne në Ballkan është e paevitueshme që në situatën kur ekzistojnë këto raporte në mes të dy vendeve, gjegjësisht me një qasje tepër desktrutive të Serbisë nuk mund të kalojmë në stadin tjetër”, tha Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat