Në Ditën e Çlirimit të Kosovës VV shënon 17 vjetorin e themelimit me konferencë, prezent edhe Kurti

Aktuale

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës VV shënon 17 vjetorin e themelimit me konferencë, prezent edhe Kurti

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Nesër, 12 qershor, Kosova shënon Ditën e Çlirimit.

Përkundër peshës së kësaj date, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër ka planifikuar të mbajë konferencë për media në ora 16:00, ku do të marr pjesë edhe kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Shkas për thirrjen e kësaj konference, është 17-vjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nesër, më 12 qershor, në orën 16:00, në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajmë konferencë për media. Në këtë konferencë do të flasin kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci”, ka njoftuar VV-ja.

Sipas njoftimit, konferenca mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat