Kurti: Shqiptarët i kanë mbajtur 666 shekuj burg në Jugosllavinë e dytë

Aktuale

Kurti: Shqiptarët i kanë mbajtur 666 shekuj burg në Jugosllavinë e dytë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:38
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, gjatë homazheve pranë varrit të ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 20, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të paramendohet pa Adem Demaçin.

“Shqiptarët ishin të përgosurit politikë kryesorë në ish-Jugosllavi, në numër më së shumti dhe në kohëzgjatje të dënimit, po ashtu më së shumti.

Përafërsisht 666 shekuj burg i kanë mbajtur shqiptarët në Jugosllavinë e dytë, dhe aty baca Adem, me 28 vitet e tij në burg, pa dyshim se ka shërbyer për popullin si ndërgjegjja e këtij vendi, edhe jashtë këtij vendi”, u shpreh Kurti.

“’Mandela i Evropës’ pa dyshim se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke frymëzuar e inspiruar pa numër breza të veprimtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat