Dita e çlirimit të Kosovës/ Osmani: Nderuam ata që kontribuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit

Aktuale

Dita e çlirimit të Kosovës/ Osmani: Nderuam ata që kontribuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:26
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Për nder të ditës së çlirmit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë nderuar figurat emblematike të vendit të cilët kontribuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Postimi në Facebook:

Në shënimin e 12 qershorit, ditës kur Kosova u çlirua e erdhi paqja, nderuam figurat emblematike që kontribuan për lirinë tonë.

Presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë sonë, ishte njeriu që mbajti gjallë shpresën për liri e ndërtoi miqësi e aleanca që edhe sot i duhen Kosovës.

Ishim poashtu në Prekaz sepse liria jonë i ka rrënjët aty. Ndaj nderuam sakirificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij, si dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së të cilët i dhanë vulë lirisë sonë.

Sot nderuam edhe simbolin e vetëmohimit, veprimtarin Adem Demaçi, i cili një jetë të tërë ia kushtoi çështjes kombëtare.

Për lirinë tonë kontribut të çmuar dhanë edhe trupat e NATO-s, për të cilët populli i Kosovës do të jetë përherë falenderues. Prandaj vendosëm lule tek pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s, duke shprehur mirënjohjen tonë të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat