Ky është urimi i Behgjet Pacollit për Ditën e Çlirimit

Aktuale

Ky është urimi i Behgjet Pacollit për Ditën e Çlirimit

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 10:27
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Çlirimit duke shpresuar që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ai thotë se në këtë ditë të madhe për vendin kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend.

Postimi i plotë:

URIME KOSOVE!!

Seicili pervjetor i çlirimit të Kosovës na kujton sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falenderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë.

Duke u uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike, lus zotin që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë.

Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat