Albin Kurti: Është koha për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme

Aktuale

Albin Kurti: Është koha për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:06
Albin Kurti

Ditën e djeshme u shënua 17-vjetori i themelimit të VV-së, ku pjesë e tubimit të këtij subjekti politik ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Para aktivistëve të kësaj partie, Kurti ka thënë se është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

Në faqen zyrtare të VV-së, janë publikuar disa fotografi gjatë këtij tubimi, derisa janë përshkruar me një citat të Kurtit.

“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë kryeministri, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat