Vizitoi Rexhep Selimin në Hagë, Elbert Krasniqi: Gjithmonë 10-shi i UÇK-së

Aktuale

Vizitoi Rexhep Selimin në Hagë, Elbert Krasniqi: Gjithmonë 10-shi i UÇK-së

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:05
Rexhep Selimi dhe Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për vizitën e tij në Hagë.

“Pozitiv, inspirues dhe i qëndrueshëm!
Gjithmonë 10-shi i UÇK-se”, ka shkruar Krasniqi, duke postuar një foto bashkë me Rexhep Selimin, ish deputetin e LVV-së.

Ish-krerët e UÇK-së, Rexhep Selimi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin po akuzohen nga Specialja se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim në Hagë prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat