​Veteranët presin reflektim nga Albin Kurti

Aktuale

​Veteranët presin reflektim nga Albin Kurti

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 17:19
​Veteranët

Pas tetë orëve, ka filluar shpërndarja e veteranëve të cilët kanë protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Që nga mëngjesi kërkesa e tyre ka qenë që të ndërpritet seanca e sotme plenare dhe të merren parasysh kërkesat e tyre për përfshirje në projektligjin për pagën minimale.

Pas shumë përpjekjeve për vazhdim të seancës, një gjë e tillë ka qenë e pamundur edhe për shkak të protestës së opozitës në Kuvend të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka përsëritur vendimin që të merr pjesë në takimin me kryeministrin Albin Kurti, për ditën e nesërme në orën 09:00.

Klinaku: Nuk iu shmangemi takimeve

“Ne nuk iu ikim takimeve, por qëndrimi i organizatave të dala nga lufta është që të kthehet ligji në vend, sepse është bërë shkelje e ligjit”, ka thënë ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka paralajmëruar edhe masa të tjera, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre në takimin me kryeministrin.

Jashari: Nëse nuk reflekton kryeministri, do të kundërshtojmë fuqishëm

“Ne i ftojmë deputetët, ata të cilët vlerësojnë, ata të cilët kanë qenë pjesë e luftës nëse edhe në takimin e nesërm nuk reflekton kryeministri dhe qeveria, ne do të vazhdojmë kundërshtojmë fuqishëm”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat