Avokati nga Shqipëria me porosi të qartë për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin

Aktuale

Avokati nga Shqipëria me porosi të qartë për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin

Nga: P.R Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:38
Spartak Ngjela

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një porosi ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se: Qëndra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi. Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij qjykimi, janë kundër interesit kombëtar. Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike. Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin”, shkruan ndër tjerash Ngjela, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Shënim

Për interesin kombëtar.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duhet ta kenë të qartë se:

Qëndra e gravitetit të shqiptarisë është Tirana dhe nuk është Beogradi.

Të gjitha idetë e tjera, që dalin jashtë këtij qjykimi, janë kundër interesit kombëtar.

Kush punon për bashkim kombëtar, duhet ta ketë të qartë në mendje se Tirana do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Etnike.

Kush nuk e pranon këtë, është me Beogradin.

Pse sot nuk po punohet politikisht për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë?

Sepse gjithçka pengohet nga Beogeadi me veglat e tij në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë duhet ta dinë mirë: edhe Rama, edhe Osmani dhe, edhe Kurti.

Jam i bindur se, ardhja e presidentit të ri në Tiranë, do ta rigjallërojë juridikisht dhe politikisht doktrinën e re të bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat