74 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Aktuale

74 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 74.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat