Edhe një veteran shuhet, një luftëtar për lirinë e Kosovës.
Sipas familjarëve, Shabani ka vdekur në gjumë, në paqe me botën dhe me veten, por edhe me këdo rreth tij.
Shumë nga bashkëluftëtarët e tij, po kërkojnë më shumë shpërblim, por duke mos e llogaritur mirë, se kush dhe si duhet të zgjidhen proceset.
Por, tashmë është e qartë se miqtë e tij, po përdoren nga grupet politike, më saktë klanet në PDK dhe AAK, të cilët i kanë lënë në gjendje mjerimi për rreth 20 vjet, apo të paktën nga Pavarësia për më shumë se një dekadë.
Manipulimet me veteranë
Këta janë manipuluar më së keqi në djegien e flamurit të Rugovës, që sot është flamur Presidencial, dhe që njihet si Flamuri Dardan, për shkak të emrit që mban në flamur, dhe imazheve brenda tij.
Edhe pse asokohe ishte vetëm një numër i vogël veteranësh dhe të tjerë, në mesin e tyre ishin udhëheqësit e tyre, si Faik Fazliu.
Në fakt, pikërisht ata që e dogjën flamurin e Rugovës, sot po gjykohen nën dyshimin për falsifikim të listave të veteranëve.
Duke i manipuluar me fjalor patetik, se Rugova është tradhtar, i përdornin për të nxitur urrejtje në gjithë Kosovën, madje shkonin aq larg, sa i arsyetonin edhe vrasjet politike. Ende edhe sot ka në mesin e tyre, sikurse edhe në opinion që vazhdojnë t’i arsyetojnë, madje veçanërisht kjo në Fb dhe faqe të veçanta, ku patriotët më të mëdhenj demonizohen, mbështetësit e tyre, po ashtu.
Në një mënyrë apo tjetër ata që sot i nxjerrin në shesh veteranët janë e njëjta grigjë, që kryente vrasje, torturime, kërcënime, frikësime, dhunime, haraç...
Ndërsa, shuhet edhe një jetë, pa e ditur se çfarë të drejtash do të mund të rifitonte.
Ndërsa, mbrojtësit e të drejtave të tyre, në ditët e sotme, janë shkaktarët kryesor po të vuajtjeve të tyre.
Në vend se t’ua lehtësonin jetën duke u dhënë një pagë më të madhe, si pension invalidor, ata bëheshin në mënyrë pasive, pjesë e dëmtimit të së ardhmes së përbashkët.
Kështu ata shkuan pas klanit Thaçi, Haradinaj dhe të tjerëve në trazirat e marsit 2004. Sigurisht jo të gjithë, por ata do të përdoreshin për nxitje të agresivitetit, që rezultoi fatalisht për dhjetëra shqiptarë, të vrarë nga serbët, të cilët kurrë nuk u hetuan as u ndëshkuan.
Ndërsa, Kosovës iu shkaktua dëmi i pariparueshëm, që çoi në bisedimet në Vjenë, dhe lëshime të pafundme, si në decentralizim, trashëgimi kulturore e fetare etj.
Edhe në Bruksel ato imazhe i ka përdorur Serbia në bisedime kundër Kosovës, edhe pse në shumë veprime të asaj kohe, mund t’i ketë orkestruar ajo.
Një ide të veçantë ka dhënë një veteran lufte, që sipas tij, nuk mund të ketë kurrfarë përfitime për këtë grup, pa u pastruar listat, madje, jo vetëm për mashtruesve, por para së gjithash, prej spiunëve të Serbisë.
“Kemi thanë se pa u pastruar listat e mbushura me spiunë jugosllav, nuk ka rritje pagash për veteranët, paj edhe nu trenofshi e nu bofshi për Hoxhë e Pop!”, ka shkruar një veteran nga Llapi, Hasan Zeneli.
Një ide shumë e mirë, dhe bile vitale. Një proces i tillë, thuajse është bërë i domosdoshëm që të bëhet në politikë. Pra, në Qeveri, Kuvend dhe në të gjitha institucionet, edhe pa miratimin e ligjit të lustracionit.
Mungesa e drejtësisë
Ndërsa, këta sot drejtohen nga Ramush Haradinaj, pasurinë e të cilit askush nuk e di, sa e ka dhe ku e ka. Madje edhe njëri prej udhëheqësve të këtyre protestuesve, sa ishte ministër i Drejtësisë, deklaronte se për t’ua konfiskuar pasurinë, të dyshuarve, ajo duhet t’i merret jashtë vendit. Pra, sipas tij, ata e kishin investuar jashtë Kosovës.
Por, pasuria e tij raportohet të jetë një shtëpi 400 mijë euro; një lokal 400 mijë euro, tokë 280 mijë euro, vilë malore 95 mijë euro, të hyrat vjetore mbi 50 mijë euro etj.
Paradokse
Ndërsa, vazhdojnë tregimet e drejtësisë paradoksale.
Në Prizren, sipas gazetares P. Nushi, janë dënuar tre vjedhës pulash me nga 250 euro.
Për 53 milionë eurot e grabitura nga buxheti i shtetit në emër të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Elez Han, ende askush.
Në një proces tjetër gjyqësor, që pak ka rënë në sy të mediave, të transmetuar nga betimiperdrejtesi, nga një tender për 60 mijë euro, e kaloi vlerën e një milion eurove. Ndërsa, Prokuroria, sot ka mbetur duke u zvarritur, të argumentojë se janë vjedhur 772.235 euro.
Të akuzuar në këtë rast janë Besim Tahiri, Gëzim Osmani e Hajredin Hajra, poçe si nisur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31 maj 2021.
Ngjarja e keqpërdorimeve, kishte ndodhur nga 13 maji 2016 deri 10 tetor 2017, me qëllim të dëmtimit të buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë zhvillimit të prokurimit për aktivitetin e prokurimit “Dislokomi i varrezave nga traseja e Autostradës R6 segmenti C2 dhe C3”.
Dhe nga takimi i sotëm i një delegacioni të veteranëve me Albin Kurtin, të paktën njëri prej tyre, kishte kryer vepër penale, për të cilën ishte dënuar me 2.5 vjet burg. I dënuari Bajram Mehmetaj bashkë me Muhamet Demajn dhe Azem Veselin, sipas vendimit të gjykatës ia kishin zhvatur biznesmenit Ekrem Lluka, 150 mijë euro, në vitin 2009.