Konjufca mbërrin në Hagë, pritet t’i takojë ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Konjufca mbërrin në Hagë, pritet t’i takojë ish-krerët e UÇK-së

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:55
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë, ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kerqeli ka publikuar një fotografi në Hagë.

Ndryshe, para nisjes në Hagë, Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.

Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Image
Postimi i shefit të stafit të Konjufcës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat