Takim me Lushtakun, Nurën e të tjerë/ Pamje nga vizita e Ramës në shtëpinë e Thaçit

Aktuale

Takim me Lushtakun, Nurën e të tjerë/ Pamje nga vizita e Ramës në shtëpinë e Thaçit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:56 Përditësuar në ora: 21:54 më 19.06.2022
Foto nga takimi

Rama shkon mik në shtëpinë e Hashim Thaçit, këto janë dhuratat që mori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë pasdite ka vizituar prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta, së bashku me katër ministra të tij, ku është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku, shkruajnë mediet kosovare.Kryeministri i i Shqipërisë nga kjo vizitë nuk doli duarbosh, pasi mori si dhuratë nga ana e familjes së Thaçit, flamurin kombëtar kuq e zi dhe qeleshe.

Nesër, 20 qershor,  në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë – Shqipëri.

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta që nisi nga vitin 2014, do të ul sërish dy kryeministrat Rama e Kurti dhe ministrat e tyre për të nënshkruar të tjera marrëveshje në funksion të lehtësirave proceduriale dhe shkëmbimeve ekonomike Shqipëri-Kosovë.Takimi në Prishtinë vjen në një muaj ku qëndrimet e liderëve në Tiranë dhe Prishtinë nuk kanë qenë shumë miqësore mes tyre.

Nga Ohri ku u mbajt sesioni i radhës i nismës së Ballkanit të Hapur, Rama deklaroi se respektonte qëndrimet e një shteti Sovran si Kosova, por i kujtoi liderëve kosovarë historinë e marrëdhënies SHBA-Japoni, për t’i kërkuar të mos e refuzojnë më nismën për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë.

Diferencat e theksuara në qëndrime u shfaqën edhe pak ditë më parë në Greqi në Samitin e SEECP, ku Rama e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka shkëmbyer jo pak replika, qëndruan larg njëri-tjetrit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë, nga Gjykata Speciale.

Aty është takuar me familjarët e Thaçit, por edhe me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.

Fotot janë shpërndarë nga Arbër Geci.

“Sot, tek familja e Presidentit Hashim Thaçi, në një vizitë ndryshe prej herave tjera, bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe një pjesë të kabinetit të tij!  Edi, si çdoherë po e dëshmon se nuk është vetëm Kryeministër i Shqipërisë por është Kryeministër i gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat