Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po zhvillon një takim me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Ai është pritur nga kryetari i AShAK, Mehmet Kraja, dhe anëtarë të tjerë të këtij institucioni.
Takimi i tyre është i mbyllur për media.
Kreu i Kuvendit është kthyer nga Haga ku ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit prej nëntorit të vitit 2020.