Baraliu i ashpër ndaj deputetit të VV-së: Na premtuat se jeni ndryshe, por do t’ju rrëzojmë edhe juve për toke!

Aktuale

Baraliu i ashpër ndaj deputetit të VV-së: Na premtuat se jeni ndryshe, por do t’ju rrëzojmë edhe juve për toke!

Nga: A.ZH Më: 22 qershor 2022 Në ora: 09:41
Bleron Baraliu

Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, i cili ka arsyetuar marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar dje në Bruksel.

Basha u është kundërpërgjigur partive opozitare, duke i kritikuar ish-pushtetarët se nuk e kanë implementuar kurrë këtë marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013, por kanë “pritur të paguhen 200 milionë euro”, për rrymën në veri të Kosovës.

E analisti Baraliu është shprehur kritik ndaj deputetit Basha, duke thënë se ai nuk duhet t’iu përgjigjet ish-pushtetarëve, por votuesve të tyre, përcjell Bota sot.

Sipas Baraliu, Vetëvendosje mori votat duke mashtruar se nuk do t’i pranonte dështimet e ish-pushteteve si të mirëqena. Ai ka paralajmëruar rënien e VV-së.

“Ti mos ju përgjigj atyre që i kanë bajtë plaçkat për shkak të papërgjegjësive të tyre, por neve të cilëve na keni premtu që ju jeni ndryshe dhe keni marrë votat duke mashtruar se nuk do t'i pranoni dështimet e tyre si të mirëqena. Lehtë është me u mat me ata dhe dhënë përgjigje atyre, por kjo nuk është audienca që ka me ju rrëzu edhe juve për toke. Mbaje mend!”, ka komentuar Bleron Baraliu, në postimin e Bashës në Facebook./BS

Image
Komenti i Bleron Baraliut në postimin e Dimal Bashës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat