​Kurti për udhërrëfyesin e dakorduar në Bruksel: Po përfundohet problematika e sektorit të energjisë

Aktuale

​Kurti për udhërrëfyesin e dakorduar në Bruksel: Po përfundohet problematika e sektorit të energjisë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:52 Përditësuar në ora: 12:41 më 22.06.2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

​Kurti: Po ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se udhërrëfyesin për energjinë të dakorduar dje në Bruksel, buxhetit të Kosovës do t’i kursehen dhjetëra milionë euro në vit të paguara më herët për të mbuluar kostot energjetike të veriut të vendit. Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka thënë se kanë trashëguar shumë probleme që nuk kanë dashur por sipas tij po bëjnë më të mirën për zgjidhjen e tyre.

Kurti ka thënë se katër komunat në veri të vendit do të kalojnë në një rend të rregullt të furnizimit, faturimit dhe inkasimit të pagesave për konsumin e energjisë elektrike, në bazë të sistemit rregullativ dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

Kurti: Po bëjmë më të mirën çfarë kemi trashëguar

“Udhërrëfyesi i dakorduar në takimin e djeshëm në Bruksel do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi, e me zbatimin e këtij udhërrëfyesi do të mundësohet përfundimi definitiv i një problematike të trashëguar të pagesës së energjisë në katër komunat në veri të vendit. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur, po bëjmë më të mirën çfarë kemi trashëguar. Siç jemi zotuar, pas 20 vitesh po ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në këtë pjesë dhe po përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se sektori i energjisë është prioritar për Qeverinë e Kosovës.

Kurti: Zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë do të mundësojë trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve

“Ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme të një strategjie kombëtare të energjisë në mënyrë që sektori ynë i energjisë të niset për një tranzicion të drejtë energjetik, tranzicion i cili do të diversifikojë miksin e energjisë, do të ruaj sigurinë e furnizimit, do të promovojë energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal në radhë të parë me Shqipërinë por edhe me vendet e tjera. Strategjia e energjisë 2022-2031, do të finalizohet përmes proceseve demokratike, transparente dhe gjithëpërfshirëse...Trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve të republikës sonë, në raport me konsumin dhe pagesën e energjisë elektrike, do ta mundësojë zbatimi i udhërrëfyesit të dakorduar dje. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që transformimin e sektorit të energjisë ta bëjë duke siguruar drejtësi sociale”, ka shtuar Kurti.

Të martën në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Qytetarët në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të paguajnë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

Qeveria vendos për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës

Qeveria në mbledhjen që po mbahet ka miratuar me shumicë votash propozimin e Ministrisë së Tregtisë për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në fjalën para kabinetit qeveritar tha se si ministri kanë vërejtur mospërputhje në çmimin e naftës në treg dhe propozimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit.

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës në treg. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë miratimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha Hajdari.

Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozimin e Ministrisë së Tregtisë, Indrustrisë dhe Ndërmarrësisë.

​Kurti për udhërrëfyesin e dakorduar në Bruksel: Po përfundohet problematika e sektorit të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me udhërrëfyesin e dakorduar dje në Bruksel po përfundojnë një problematikë të trashëguar në sektorin e energjisë.

“Buxhetit do t’i kursehen dhjetëra milionë euro në vit të paguara më herët për të mbuluar koston e energjisë në veri të vendit. Udhërrëfyesi i dakorduar do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do të mbikëqyr zbatimin e këtij dakordimi. Do të mundësohet përfundimi definitiv i një problematike të trashëguar të pagesës së energjisë në katër komunat e vendit. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, ka thënë Kurti në hapjen e mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, strategjia e energjisë 2022-2031, po finalizohet përmes proceseve demokratike, transparente e gjithëpërfshirëse.

“Ministrja e Ekonomisë po vazhdon diskutimet kudo në Kosovë për draftin e kësaj strategjie”, ka shtuar Kurti.

Kurti shtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që transformimin e sektorit të energjisë ta bëjë duke siguruar drejtësi sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat