Kusari-Lila: Nënshkrimi i 19 marrëveshjeve me Shqipërinë, vendosi gurët e mëdhenjtë të përbashkimit

Aktuale

Kusari-Lila: Nënshkrimi i 19 marrëveshjeve me Shqipërinë, vendosi gurët e mëdhenjtë të përbashkimit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:01
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kas thënë se marrëveshjet e nënshkruara ditë më parë me Shqipërinë do të ndikojnë në të mirë për qytetarët.

Në seancën plenare, Kusari-Lila ka thënë se edhe marrëveshja në fushën e energjisë maksimizojnë potencialin e dyja vendeve.  

 “Nënshkrimi i 19 marrëveshjeve vendosi gurët e mëdhenjtë të përbashkimit.

Për të gjithë studentët e viteve 90 duhet të kalonin kufirin dhe kjo marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe realizimin e sistemit doganor konkretizojnë për secilin qytetarë pa ndalesa. Marrëveshja e përbashkët në fushën e energjisë maksimizojnë potencialin e dy vendeve. Kosova dhe Shqipëria janë vende me zhvillim për jetë të mirë për qytetarë të vet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat