Pula thotë se Kosova mund të futet në rend dite në Samitin e Bashkimit Evropian

Aktuale

Pula thotë se Kosova mund të futet në rend dite në Samitin e Bashkimit Evropian

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:20
Shqiprim Pula

Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula tha se Kosova nuk është rend dite në agjendën e takimeve të Samitit të Këshilli Evropian.

Sipas tij, mund të ndodhë që kjo të futet në agjendë megithëse nuk është në rend të ditës.

“Me datë 19 qershor unë pranova një draft agjendë e takimeve që do mbahen brenda këtij samiti nga ana e Këshillit Evropian dhe fatkeqësisht Kosova nuk ishte si rend dite. Në rast se ndodh një mrekulli që jashtë rendit të ditës të propozohet dhe të futet si pikë për shqyrtim dhe vendimmarrje heqja e vizave për Kosovën, ky do ishte lajmi më i mirë për këtë vit kalendarik. Por, nëse nuk kjo nuk ndodh brenda këtyre 2 ditëve, atëherë me siguri që duhet pritur për samitin e radhës që do mbahet më 20 apo 21 tetor të po këtij viti”, tha Pula në emisionin “Ditari”.

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjithashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat