Hisen Berisha i përgjigjet Albin Kurtit: Po të ishit ju më herët, nuk do të kishte...

Aktuale

Hisen Berisha i përgjigjet Albin Kurtit: Po të ishit ju më herët, nuk do të kishte...

Nga: P.R Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:54
Hisen Berisha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se po të ishte më herët kryeministër, KEDS dhe KESCO s’do të kishte.

“Katër komunat në veri do të kalojnë në rend të rregullt për pagesa të konsumit energjetik. Nuk janë të mira marrëveshjet më 2013 e 2015. Por ato i trashëguam dhe i gjetëm aty. I gjeta 38 komuna. Po të pyetesha unë, nuk do t’i kishim 38. Po të isha më herët kryeministër, KEDS dhe KESCO s’do të kishte. Që u shndërruan nga monopol publik në privat. Ka një mori gjërash që nuk i bëj me vullnet e dëshirë, por nga nevoja dhe përgjegjësia. Gjendja në terren është shumë më e keqe se ato marrëveshje. E bëj minimumin e pranimit të realitetit, për maksimumin e ndryshimit të realitetin”, ka thënë Kurti.

E ndaj tij ka reaguar deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

“Po të ishit ju më herët, nuk do të kishte as liri, as pavarësi, as ushtri, as shtet. Me ketë shtet që kemi sot, e duke qenë vet pushtet, e latë situatën energjetike në veri të vendit, në domen të "elektroprivredes" së Serbisë përkatësisht kompanisë marionetë "elektrosever"”, ka shkruar ndër tjerash Berisha.

“Me këtë hap Albini Kryeministër, po kthehet në antipod të Albinit Lëvizje Vetëvendosje. Jeni që jeni Kryeministër, përmbushni premtimin dhe sillni kontratat me "LIMAK" - KEDS, dhe t'i shfuqizojmë. Lëreni hipokrizinë e mashtrimin se jeni letër e lexuar nga populli, tashmë”, përfundon reagimin e tij deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat