Dhomat e Specializuara mbajnë konferencë informuese në ora 14:30

Aktuale

Dhomat e Specializuara mbajnë konferencë informuese në ora 14:30

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 07:33
Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbajnë konferencë informuese.

Kjo konferencë do të fillojë në ora 14:30, të enjten.

Gjykata Speciale është duke mbajtur në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë Hashim Thaçin, ish-shefin politik të UÇK-së dhe ish-presidentin e Kosovës.

Së fundmi të akuzuarit për “krime” të supozuara lufte i ka vizituar kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-në e kanë vullnetin për ta kaluar këtë situatë.

Pos tyre, Gjykata Speciale është duke e gjykuar edhe ish-krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të akuzuar për “ndërhyrje në drejtësi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat