Osmani takon kryeministrin e shtetit që është skeptik për vizat

Aktuale

Osmani takon kryeministrin e shtetit që është skeptik për vizat

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 10:59
Vjosa Osmani dhe Mark Rutte

Presidentja Vjosa Osmani para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte, vendi i të cilit është akoma skeptik sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Përveç samitit me Ballkanin Perëndimor, Këshilli i BE-së, mblidhet sot dhe nesër për të diskutuar çështje të ndryshme.

Ky takim është shpresëdhënës që vizat të jenë temë diskutimi edhe pse zyrtarisht nuk janë në agjendë.

Në pamjet e shfaqura nga Këshilli i BE-së, shefja e shtetit është parë duke biseduar edhe me kancelarin Scholz dhe presidenten e Komisionit Evropian, Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat