Kamishi dhe Kurti përplasen për Trust

Aktuale

Kamishi dhe Kurti përplasen për Trust

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:39
Bekim Haxhiu dhe Albin Kurti

“Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapi”.

Kështu i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti e ka kritikuar ashpër Haxhiun që e ka propozuar Projektligjin për Trustin.

“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, ka thënë Kurti për Haxhiun.

Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i lë deputetët të votojnë lirshëm.

Por Kurti është shprehur i bindur se “Projektligji për Trustin nuk do të kalojë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat