Deputetja e LDK-së: VV do ta marrë ndëshkimin e merituar nga vetë qytetarët

Aktuale

Deputetja e LDK-së: VV do ta marrë ndëshkimin e merituar nga vetë qytetarët

Nga: M.L. Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:54
Deputetët e VV-së gjatë votimit kundër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me mosvotimin e projektligjit që do t`ua mundësonte qytetarëve tërheqjen e mjeteve nga Fondi Penstonal.

Në një postim në Facbook ajo ka thënë se Vetëvendosje me votimin kundër, doli kundër vullnetit të qytetarëve dhe për këtë arsye do të ndëshkohet me votë nga qytetarët.

Trusti nuk kaloi. Partia në pushtet LVV edhe kësaj radhe doli kundër vullnetit të qytetarëve duke ia pamundësuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e Projektligjit për Fondin Pensional.

Një parti që vepron kundër interesave të qytetarëve, është e padëshiruar dhe si e tillë do ta marrë ndëshkimin e merituar nga vetë qytetarët”, shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat