“Aferim”/ Isa Mustafa i reagon ashpër Vjosa Osmanit për vizat: Me pas veç pak fytyrë..

Aktuale

“Aferim”/ Isa Mustafa i reagon ashpër Vjosa Osmanit për vizat: Me pas veç pak fytyrë..

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:12
Isa Mustafa, Vjosa Osmani

Isa Mustafa ka reaguar për mos liberalizmin e vizave.

Ai ka kritikuar ashpër presindeten Vjosa Osmani për të cilën kanë thënë se Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpejtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.

Postimi në Facebook:

Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!

Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.

Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!

Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 50 përqind të votave.

Aferim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat