Besnik Bislimi për marrëveshjen me Serbinë: Rreth 200 orë e kemi analizu këtë dokument

Aktuale

Besnik Bislimi për marrëveshjen me Serbinë: Rreth 200 orë e kemi analizu këtë dokument

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:08
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë sot se është e vështirë të arrish në përfundim për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare pa i analizuar ato deri në detajet më të vogla.

Kryenegociatori i Kosovës, ka thënë se ai dhe ekipi i tij e ka analizuar për rreth 100 deri në 200 orë dokumentin e udhërrëfyesit për zbatim të marrëveshjes për energjinë, para se ta nënshkruajë atë.

“Është shumë vështirë me e analizu një dokument pa u marrë rreth 100 orë minimumi, nja 100 ose 200 orë, qysh jemi marrë ne me të”, tha Bislimi, derisa siguroi se nga marrëveshja janë larguar çështjet e pronësisë, të cilat ai tha se ishin inkuadruar me parë në dialogun Kosovë-Serbi.

Të martën me 21 qershor delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel kanë miratuar një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

Udhërrëfyesi i miratuar nga Kosova dhe Serbia ka këtë përmbajte: 

Me qëllim tejkalimin e krizës dhe problemeve në sektorin e energjetikës, duke marrë parasysh Marrëveshjet në lidhje me Energjinë e datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshja e Energjisë 2013”), dhe Konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë 2013 të 25 gushtit 2015 (“Marrëveshja e Energjisë 2015”), palët kanë janë pajtuar për Udhërrëfyesin e mëposhtëm:

1. ZRrE do t’i lëshojë licencën për furnizim Elektroseverit. ZRrE-ja do të sigurojë zbatueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

2. Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

3. Brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun e energjisë në Kosovë, gjegjësisht Marrëveshjen Kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, Marrëveshja për Detyrimi i Bilancit me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat