​Kurti mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës Kombëtare të Luksemburgut

Aktuale

​Kurti mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës Kombëtare të Luksemburgut

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:46
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti mori sonte pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Luksemburgut në Prishtinë, me rastin e shënimit të Ditës kombëtare së këtij vendi mik të Kosovës.

Kurti me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga Luksemburgu.

“Luksemburgu ishte gjithashtu një nga të parët që mbështeti pavarësinë e shtetit tonë. Dhe gjatë këtyre dekadave, u kthye në partnerin dhe mikun tonë afatgjatë, tha Kurti.

Kurti ritheksoi vullnetin e qeverisë për të forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me Luksemburgun.

“Ne po punojmë për të mbajtur të forta lidhjet tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve e popujve tanë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat