A bleu ilaçe sa ishte në QKUK, dhe pse e thirri mjekun nga shtëpia? Flet ministri Latifi

Aktuale

A bleu ilaçe sa ishte në QKUK, dhe pse e thirri mjekun nga shtëpia? Flet ministri Latifi

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:00
Rifat Latifi

Para pak javësh, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u operua nga zorra qorre.

Lidhur me këtë, Latifi  tha se përvoja e tij në spitalin shtetëror ka qenë e mrekullueshme.

Ai poashtu tregoi se nuk ka qenë veç doktor Enver Fekaj ai i cili e ka operuar e për të cilin klan kosova pati merr vesh se ministri e ka telefonuar, por edhe katër kirurgë të tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit.

“Unë s’e kam ditur kush është mjek kujdestar, të vetmin telefon që e kam pasur afër, ka qenë telefoni i doktor Enverit dhe nuk është e vërtetë që vetëm doktor Enveri më ka operuar. Më kanë operuar edhe katër kirurgë të tjerë që kanë qenë në ekip i cili është udhëhequr prej doktor Enverit, përvoja ime ishte e mrekullueshme”, tha ministri.

Uka e ka pyetur ministrin nëse ka blerë ilaçe, ashtu siç raportohet shpesh për mungesë ilaçesh në QKUK.

Ministri tha se brenda spitalit nuk ka blerë, përveç terapisë ambulatore kur është liruar në shtëpi.

“Ne mjekët nganjëherë harrojmë, bëhemi si mjeshtrit që vetëm shtëpinë e tyre nuk e kanë të rregulluar dhe ne duhet të kujdesemi pak më shumë për vete. Përvoja ime prej momentit kur kam hy në emergjencë si çdo pacient, e deri kur kam dalë nga salla e gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë, ka qenë i mrekullueshëm. S’kam blerë ilaçe në spital, por kur kam dalë, ato janë ambulatore që është dashtë me i marr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat