​50 zyrtarë të rinj korrektues do t’i shtohen burgjeve të Kosovës

Aktuale

​50 zyrtarë të rinj korrektues do t’i shtohen burgjeve të Kosovës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:34
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

​50 zyrtarë të rinj korrektues do t’i shtohen burgjeve të Kosovës.

Në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Sipas njoftimit, zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat