Sheholli: Çmimi i rrymës në veri do të jetë më i ulët në krahasim me atë që paguajmë ne

Aktuale

Sheholli: Çmimi i rrymës në veri do të jetë më i ulët në krahasim me atë që paguajmë ne

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:10
Fatmir Sheholli

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se çmimi i pagesës së energjisë elektrike do të jetë shumë më i ulët në veri të Kosovës në krahasim me atë që e paguajnë qytetarët në pjesën tjetër të vendit.

Sipas tij, kjo mund të sjell mllef te kosovarët.

“Konsiderojë që çmimi do të jetë shumë i ultë me në krahasim me këtë qe e paguajmë ne, dhe kjo mund të sjell mllef tek ne sepse unë dhe ju do ta paguajmë më shtrenjtë rrymën siç i paguan një serb i veriut, ose ai i veriut edhe mundet të mos e paguaj sepse shteti ia paguan, kryesorja është të paguhet rryma. Deri tash edhe unë dhe ju dhe prindërit tanë e ka paguar”, tha Sheholli.

Ai thotë se nuk ka dilemë se kompania “Elektrosever” ka një autonomi të vetën dhe sipas tij, ky ishte kompromisi i kësaj marrëveshjeje.

“Duhet ta shohim çmimin e rrymës se si do të jetë në atë pjesë dhe formën e veprimit të kësaj kompanie se si do të veprojë se që e ka ajo një autonomi të vetën në veti kështu, këtu dilemë nuk ka. Ky ka qenë kompromisi i kësaj marrëveshje. Kjo autonomi është se pikërisht kjo është kompani shtetërore që graviton në Kosovë”, ka deklaruar Sheholli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat