'Ishim në aeroplan', ish-këshilltari i Thaçit kujton dramën e para dy viteve kur Specialja konfirmoi aktakuzën

Aktuale

'Ishim në aeroplan', ish-këshilltari i Thaçit kujton dramën e para dy viteve kur Specialja konfirmoi aktakuzën

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:57
Hashim Thaçi dhe Artan Behrami

Sot bëhen dy vjet që nga ngritja e aktakuzës për krime të luftës nga ana e Gjykatës Speciale kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, për ta kujtuar këtë ngjarje ka bërë një postim në Facebook, me ç’rast ka zbuluar disa detaje të panjohura deri me tani.

Postimi i plotë:

Sot, si dy vjet më parë, isha pjesë e delegacionit të Presidentit Thaçi, ku u nisëm për në Uashington. Ky udhëtim u ndërpre vetëm 10 minuta pasi ishim nisur nga Tirana.

Derisa ishim në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare.

Atë ditë, Gjykata Speciale shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm.

Tash e dy vjet, kryetarja e kësaj gjykate, prokuroria, gjykatësit, ombudspersoni dhe Dhomat e Gjykatës Kushtetuese janë bashkuar për të krijuar një balancë artificial ndërmjet viktimës dhe agresorit të luftës së fundit në Kosovë.

Për të kriminalizuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës – për të ndërruar historinë!

Por, historia tashmë është shkruar në 1999!

UÇK-ja, bashkë me NATO-n, janë fitues të luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat