Plaçkitësit e pronari ballafaqohen me armë

Aktuale

Plaçkitësit e pronari ballafaqohen me armë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:12
Ilustrim

Katër plaçkitës ia mësynë depos së postës së shpejtë ‘Mikmik’ në Mazgit të Obiliqit.

Por, misioni për të cilin shkuan, nuk e quan në fund, pasi u përballën me pronarin e këtij biznesi që ju kundërvë me revole.

Gjatë ikjes, grabitësit edhe kanë shkrepur armën, e ku brenda ndodheshin 8 punëtorë të kompanisë, por që nuk pati të dëmtuar.

Policia doli në vendngjarje

Ndërsa, vetë pronari konfirmojë se asnjë nga dërgesat e klientëve nuk është prekur, dhe të gjitha janë dërguar pa ndonjë vonesa.

Deri tani, policia nuk ka arritur t’i vë në pranga, asnjë nga të dyshuarit.

Kurse mësohet se vetura e cila u përdor për grabitje, është gjetur e djegur në Komunën e Lipjanit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat