Rama e mori në mbrojtje Serbinë/ Krasniqi jep paralajmërimin e keq për Shqipërinë - ofron një zgjidhje për këtë çështje

Aktuale

Rama e mori në mbrojtje Serbinë/ Krasniqi jep paralajmërimin e keq për Shqipërinë - ofron një zgjidhje për këtë çështje

Nga: A.M Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:43
Profesori dhe publicisti, Milazim Krasniqi

Profesori dhe publicisti, Milazim Krasniqi ka reguar ashpër ndaj mbrojtjes që kryeministri Edi Rama po ia bën Serbisë.

Ai shpreson që Shqipëria të mos pësojë shkaku i këtij qëndrimi absurd të Ramës.

Ndërkohë, Krasniqi e cilëosoi Ramën si lider kokëkrisur.

“Edi Rama tash po merr përsipër të mbrojë Serbinë putiniane, e cila është na bangën e zezë si vasale e Rusisë. Uroj që këtë herë të mos pësojë Shqipëria për këtë qëndrim absurd të qeverisë së vet. Në demokraci ka zgjidhje për liderët kokëkrisur- vijnë zgjedhjet dhe ata shkojnë në shpi”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Enver Hoxha ia pati ngarkuar Shqipërisë dëmin për dëmtimin e anijeve britanike nga jugosllavët në afërsi të Korfuzit.Si pasojë pati prishje të marrëdhënive me SH.B.A e B.M për gati pesë decenie. Edi Rama tash po merr përsipër të mbrojë Serbinë putiniane, e cila është na bangën e zezë si vasale e Rusisë. Uroj që këtë herë të mos pësojë Shqipëria për këtë qëndrim absurd të qeverisë së vet. Në demokraci ka zgjidhje për liderët kokëkrisur- vijnë zgjedhjet dhe ata shkojnë në shpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat