Rron Gjinovci përplaset në komente me Arbërie Nagavci

Aktuale

Rron Gjinovci përplaset në komente me Arbërie Nagavci

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:50
Arbërie Nagavci dhe Rron Ginovci

Aktivist Rron Ginovci nga organizata ORCA, dje kishte reaguar ashpër në lidhje me emërimin e Senatit të UP-së, ku kishte thënë se kjo është kapje e re nga organizata SKV, e lidhur me Vetëvendosjen.

“Si e shpjegoni që organizata studentore e VV-së, SKV-ja është në koalicion me një organizatë të dyshimtë? Nga i morën votat aq masive plagjiatori Selim Bezeraj dhe anëtari i VV-së Rifat Krasniqi të cilët në të 3 raundet kishin vota bllok (më së shumti nga të gjithë të tjerët)? Gjithë ato vota nuk mund t'i merrnin pa votat e senatorëve student”, ka shkruar Gjinovci.

Këtë e ka arsyetuar ministrja Nagavci në komente.

“Me sa e di, në Senat të UP, janë 42 persona me të drejtë vote, prej tyre vetëm 7 senatorë nga rradhët e stidentëve, e vetëm 4 vota të senatorëve studentë nga SKV. Kjo s’do të thotë aspak se unë mbështes votat për njerëz pa integritet, nga kushdo çofshin ato vota”, ka thënë Nagavci.

Sërish ka reaguar Gjinovci.

“Koalicioni me organizaten Reforma qe e dini nga kush drejtohet, ka sherby si deshmi per lobuesit me folë ne emrin tuaj si Qeveri. Gabimi fillestar eshte koalicioni. Gjithcka pastaj rrjedh nga ai koalicion. Edhe nese krejt kjo eshte rezultat i naivitetit te SKV-se dhe jo dashakeqesise, pergjegjesia ju takon si parti”, ka shkruar Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat