Imami i njohur i reagon Arianit Kocit, ja si e quan

Aktuale

Imami i njohur i reagon Arianit Kocit, ja si e quan

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:40
Labinot Maliqi

Avokati Labinot Maliqi ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit Arianit Koci, që u shpreh se është shqetësuese rritja e numrit të grave me shami.

Maliqi ka shkruar se është lajm i mirë qëpo rritet numri i grave me shami nëpër institucione, përderisa avokatin Koci e ka quajtur hipokrit.

Postimi i plotë:

E doni një lajm të mirë? Po rritet numri i zonjave dhe zonjushave nëpër institucione që kanë filluar ta bartin shaminë.

Elhamdulilah! U shtofshin edhe më shumë. Ndërsa, nëse gjenden ndërkohë përballë ndonjë padrejtësie në shkollë apo punësim, le të na kontaktojnë menjëherë.

Komuniteti musliman nuk ka nevojë për mbështetjen e disa avokatëve hipokrit, të cilët paraqiten se e mbrojnë të drejten e secilit për ta shprehur bindjen e tyre, ndërsa në anën tjetër e konsiderojnë shqetësuese rritjen e numrit të besimtareve me shami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat