​Pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria kaluan sot në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.

Drejtoria e Policisë së Kukësit bëri të ditur për ATSH-në se “në pikën e kalimit kufitar të Morinës në orët e para të mëngjesit ka pasur fluks të shtuar, por është menaxhuar më së miri nga Strukturat e Drejtoria Vendore e Kufitar dhe Migracionit Kukës dhe palës Kosovare, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

“Në hyrje për në Kosovë ka pasur pak ngarkesë me automjetet me mallra të ndryshme, për shkak të veprimeve doganore por është menaxhuar shpejt, nga strukturat DVKM Morinë, në bashkëpunim me autoritetet Doganore Kukës, autoritetet Policore dhe Doganore të Kosovës”, shprehet policia e Kukësit.

Gjithashtu, shtoi policia, strukturat e DVKM Kukës, po ushtrojnë kontrolle të përzgjedhura, me qëllimin parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Në 20 qershor qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave.

Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat