Lajçi “godet” Haradinajn për vizat: Të gjithë jeni fajtorë, Kosovën e keni troshitë për xhepat tuaj, lëreni Albinin të ...

Aktuale

Lajçi “godet” Haradinajn për vizat: Të gjithë jeni fajtorë, Kosovën e keni troshitë për xhepat tuaj, lëreni Albinin të ...

Nga: A.ZH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:57
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se Haradinaj po fajëson kryeministrin Albin Kurti, e jo “dorën dhe hajninë e vet”.

Sipas Lajçit, fajtor janë ata që punuan për pasurimin e xhepave të tyre dhe se Kurti nuk mund t’i mbulojë fajet e tyre.

“Nëse e doni atdheun, lëreni (Kurtin) t'shkojë deri n'fund, se gjithçka që asht e vjedhur, duhet t’i kthehet Kosovës!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Lajçi ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, duke ironizuar se ai e ka Kosovën “nën sqetull, pasi është i gjatë”.

Reagimi i Lajçit:

Gjithçka që asht e vjedhur, duhet t’i kthehet Kosovës!

"Dje ka ndodhë! Po! Liberalizimi ka ndodhë dje!"

Ishin fjalët e shejtanit a t'njeriut nuk di, por u folën nga pushtetari pak vite ma parë!

Ne heshtëm! Pritëm, e pritje mbetëm rrugëve me pasaporta n'duarr!

Befasia ishte, se nuk e mallkuam atë që tha: Liberalizimi ndodhi dje! S'e mallkuem se u friguem! Ne vetëm t'fortin e dimë për Zot!

Tani që nuk ndodhi, edhe ai shejtani u çua n'kambë e gjuejti gurë!

Fajtor je ti i tha Albinit! E shkretnove Kosoven! E fike popullin! Ti je shejtani qe duhet me t'shti n'gastare!

Tani, (si duket), asht tue kërkua nji grua t'bukur, me ia mbyllë grykën e Albini me mbetë n'shishe! Se vetëm gratë i dinë sherritë!

Po! Kosova asht mal përrallash! Por jo t'bukura!

Këtu, secili e thur gardhin e rrenave t'veta. E kositë livadhin, e merr barin e ikë! I han qershiat e ato që s'mund t'i mbërrijë i pë****!

Kosovës ia len fajin, jo dorës vet! Jo hajnisë vet! Jo kajtes vet!

Këtu vetëm rrenës i besohet! Vetëm budallës s'i kthehet fjala!

Kosova asht bashqe e besimtarëve t'rrenave t'veta.

Thashë! Thanë! Kanë thanë! U ba! Asht ba! Bahet! Besën e ke!

I kanë firmosë vet, edhe rrymën, edhe targat, edhe Ujmanin, edhe Gjykatën, edhe Asociacionin, edhe Çakorrin, e tani tallën me Albinin. Atij ia lanë fajin! Pse e firmose i thonë?

E ne?

Ne i besojmë Vuçiqit! Albini na del i pa Orë!

Rama na duket hoxhë (se jemi fetar t'fortë), madje ato kulet që i veshë nganëiherë, na duken çakshirët e Dedë Gjon Lulit e mjekrra e Ismail Qemajlit! Edhe nëse flet për qenin, duhemi me qeshë! Edhe nëse i del krah Serbisë, duhemi me i besua, se ai asht i gjatë e Kosovën e ka nën sqetull, si Kopiliqi kryet e vet!

Ore!

Ju të gjithë jeni fajtorë, se keni punua për një Marigonë, për nji Kullë, për një Hotel, për një pishinë, e Kosovën e keni troshitë për xhepat tuaj!

Albini s'mund tua mbuloi fajet! Nëse e doni atdheun, lëreni t'shkojë deri n'fund, se gjithçka që asht e vjedhur, duhet t’i kthehet Kosovës!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat