Shaqir Totaj e raportoi Zafir Berishën për kanosje, deklarohen nga policia

Aktuale

Shaqir Totaj e raportoi Zafir Berishën për kanosje, deklarohen nga policia

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar në Polici se është kanosur nëpërmjet telefonit nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili është shprehur se rasti është raportuar gjatë ditës së shtune, derisa viktima ka raportuar se ka qenë i kanosur përmes telefonit për tri ditë me radhë.

“Me datën  25.06.2022,viktima ka raportuar rastin ne polici se ka qenë i kanosur  përmes  telefonit nga një i dyshuari Z.B për tre dite. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër qe  te intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit”, është shprehur Gashi.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti KANOSJE. Rasti është duke u hetuar  nga njësiti Hetimeve rajonale ne Prizren”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat