​"Edukimi për të Gjithë" projekt i rëndësishëm për të drejtat arsimore të fëmijëve

Aktuale

​"Edukimi për të Gjithë" projekt i rëndësishëm për të drejtat arsimore të fëmijëve

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 11:37
Foto nga takimi

Për 30 muaj radhazi, në gjashtë komuna të Kosovës është realizuar projekti "Edukimi për të Gjithë". Qëllimi i këtij projekti ishte përmbushja e të drejtave arsimore të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme në Kosovë.

Në ngjarjen përmbyllëse të organizatës People in Need, menaxherja e projektit Njomza Emini tha se ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka zgjatur 30 muaj, duke përfshirë mbi 400 të anketuarë.

"Afërsisht 70 për qind të mësimdhënësve vlerësuan pesë module të trajnimit. 94 për qind e mësimdhënësve e kanë rekomanduar trajnimet mësimdhënësve të tjerë. 58 për qind i zbatojnë njohuritë e trajnimeve", ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se 56 praktikantë kanë ofruar shërbime, ku 91 për qind e prindërve e shohin punën e praktikantëve si kontribut për një edukim të mirë të fëmijëve të tyre.

Udhëheqësi i Zyrës në Kosovë të People in Need, Ramadan Berisha tha se ky projekt i cili ka zgjatur 30 muaj ka pasur impakt.

E udhëheqësja e divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në MAShTI, Luljeta Kabashi theksoi se kanë hartuar politikat në arsimin gjithëpërfshirës.

Ndërkaq, nënkryetari për komunitete nga komuna e Graçanicës u shpreh se ky projekt ka ndikuar në shkolla dhe se është konkret.

"Punë dhe përkushtim i gjithë akterëve të përfshirë dhe rezultate shumë të mira. I gjithë projekti është realizuar në kohë të pandemisë dhe ka pasur shumë vështirësi", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat