Policia e Kosovës tregon masat e ndërmarra për shënimin e Vidovdanit

Aktuale

Policia e Kosovës tregon masat e ndërmarra për shënimin e Vidovdanit

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një ditë para kremtimit të betejës së humbur të Kosovës nga serbët nesër në Gazimestan, Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.

Në një komunikatë për media policia ka bërë të ditur masat që do të ndërmerren me këtë rast.

- Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

- Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të Vidovdanit.

- Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes në tubim/manifestim për të gjithë qytetarët e interesuar.

- Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

- Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie, përgjatë kohës së mbajtjes së manifestimit, duke filluar në Graçanicë në orët e mëngjesit dhe pastaj në Gazimestan në mesditë deri në përfundim.

- Përcjellja dhe sigurimi i eskortave dhe grupeve të veçanta sipas itinerarit.

- Njoftimi i qytetarëve përmes fletushkës informuese (në dy gjuhët) me udhëzimet dhe mbarëvajtjen e manifestimit.

- Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Kosovës.

Policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të qarkullimit të rrugëve, mundësisht të përdoren rrugë apo lokacione alternative për qarkullim dhe lëvizje të lirë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat