Musliu- Kurtit: O demagog- prej që je ba ti kryeministër edhe paret s’po deponohen në banka e as s’po deklarohen

Aktuale

Musliu- Kurtit: O demagog- prej që je ba ti kryeministër edhe paret s’po deponohen në banka e as s’po deklarohen

Nga: M.L. Më: 27 qershor 2022 Në ora: 18:06
Albin Kurti dhe Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka quajtur demagog kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Musliu në një postim në Facebook ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se diaspora po dërgon më shumë para në Kosovë për shkak të ndërrimit të Qeverisë.

E sipas Musliut, me një Qeveri të suksesshme diaspora nuk do të detyrohej të dërgojë para për familjet e tyre.

Ajo tha se kjo tregon dështimin e kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Me një qeveri të suksesshme, remitencat do duhej të uleshin o demagog.

Vet fakti që diaspora po detyrohet të dërgoi më shumë para për familjet e tyre, tregon më së miri dështimin tënd.

Prej që je ba ti kryeministër edhe paret s‘po deponohen në banka e as s‘po deklarohen. Aq janë të kënaqur sa që po i mbajnë nën jastëk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat