Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama! S’i besoj Beogradit, nxit luftë në çdo moment

Aktuale

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama! S’i besoj Beogradit, nxit luftë në çdo moment

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 21:15
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Serbinë e njeh shumë më mirë se Rama që shfaqet shpeshherë afër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Albin Kurti tha se nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.

"Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën.

Unë nuk i besoj Beograadit edhe kur flet diçka që duket paqëdashëse ndërkohë që gjithçka që bën është luftënxitës.

Të them të drejtën nuk besoj që partia socialiste është parita e punës mirëpo përsa i përket ta zëmë disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi."-tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat