Ish-deputetja e LDK: Kurti s’është i gatshëm për marrëveshje finale me Serbinë, deklarata e tij 'mbi parime' nuk qëndron

Aktuale

Ish-deputetja e LDK: Kurti s’është i gatshëm për marrëveshje finale me Serbinë, deklarata e tij 'mbi parime' nuk qëndron

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 22:30
Melihate Tërmkolli

Ish-zyrtarja e lartë e LDK-së Melihate Tërmkolli komentoi intervistën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në emisionin 'Çim Peka Live'. Për deklaratën e Albin Kurtit se do të bisedojnë vetëm mbi parime me Serbinë, Tërmkolli tha se nuk qëndrojnë këto deklarata. Sipas saj, Kurti s’po bisedon me parime, po vazhdon bisedimet teknike që janë shumë të dëmshme për vendin.

“Ai s’po bisedon me parime. E qartë që pa një marrëveshje finale me Serbinë Kosova do ngecet mbrapa në raportet ndërkombëtare dhe zhvillimin e saj.

Kurti nuk po bisedon me parime fatkeqësisht. Vazhdon procesin e bisedimeve teknike që është shumë e dëmshme, i zhvilluam me vite, përveç disa marrëveshjeve që na kanë dëmtuar edhe më shumë."-tha Tërmkolli.

Më tej ajo theksoi se kjo që bën Kurti në raport me bisedimet me Serbinë është totalisht e dëmshme. Sipas Tërmkollit, Kurti nuk është i gatshëm për një marrëveshje finale me Serbinë.

“Ajo që do duhej, është dalja dhe përgatitja për marrëveshje finale me Serbinë, ajo që kërkon edhe SHBA. Me sa po shihet Kurti s'është i gatshëm."-tha ajo.

Zyrtarja e LDK deklaroi se  i vetmi qëndrim pozitiv i Kurtit në interes të Kosovës është refuzimi për pjesëmarrjen e shtetit në nismën 'Ballkani i Hapur'. Ajo e quajti një projekt të dëmshëm për të gjithë shqiptarët.

"Projekt i dëmshëm kombëtar, për të gjithë shqiptarët. Ky është i vetmi qëndrim pozitiv dhe i drejtë i Kurtit. Edhe me njohjen nga Serbia, Kosova nuk guxon të jetë pjesë e 'Open Balkan', e jo më pa e njohur. Uroj që ta mbajë këtë qëndrim Albin Kurti dhe të mos rrëshqasim si në çështje të tjera."-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat