Lajçak: Me Kurtin diskutuan për rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak: Me Kurtin diskutuan për rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 00:00
Foto nga takimi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është deklaruar lidhur me fillimin e vizitës së tij treditore në vendin tonë.

Diplomati sllovak në një postim në Twitter ka shkruar se gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për energji me Serbinë javën e kaluar në Bruksel.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar ai.

Ndryshe, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën e kaluar pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Qytetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryesisht serbë, nuk paguajnë rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat