Kritikon Mustafa: Ka diskrepancë mes asaj çka ka premtuar dhe çfarë po bën Kurti

Aktuale

Kritikon Mustafa: Ka diskrepancë mes asaj çka ka premtuar dhe çfarë po bën Kurti

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:49
Isa Mustafa

Mustafa: Ka diskrepancë mes asaj çka ka premtuar dhe çfarë po bën Kurti në Qeveri 

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për Emisionin Frontal të T7, ka thënë se ekziston mjegull në politikat që po i zbaton qeveria dhe institucionet e Kosovës “karshi asaj që janë deklaruar kur e kanë marrë pushtetin”.

Ai tha se nuk ka konsistencë dhe transparencë e mjaftueshme, që të jetë i mundur vlerësimi për politikat e Qeverisë.

Mirëpo, sipas tij, ajo që mund të vlerësohet është diskrepanca e madhe mes asaj që është thënë dhe asaj që po ndodh.

“Ekziston një mjegulli e politikave që po zbaton Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës karshi asaj që janë deklaruar kur e kanë marrë pushtetin. Nuk kemi një konsistencë, transparencë të mjaftueshme, prandaj është vështirë është vlerësohet. Ajo që mund të vlerësohet është se ka diskrepancë shumë të madhe mes asaj që është thënë dhe asaj që po ndodh sot me qeverisjen e Ksoovës. Kemi diskrepancë të madhe në politikën e jashtme, në dialog, në politikat ekonomike sepse përpos lëvdatat që ia jep vetë vetës pushtet, nuk kemi reformë të theksuar në ekonomi”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat