Rugova i ra tavolinës me grusht kur UÇK u quajt terroriste/ Profesori tregon kush ishin “bastardët” që akuzuan padrejtësisht Presidentin historik

Aktuale

Rugova i ra tavolinës me grusht kur UÇK u quajt terroriste/ Profesori tregon kush ishin “bastardët” që akuzuan padrejtësisht Presidentin historik

Nga: M.L. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 00:55
Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova

Fotoreporteri Ilaz Bylykbashi, ka rrëfyer në një emision televiziv për një konferencë të mbajtur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe i dërguari nga SHBA në Ballkan, Robert Gelbard.

Ai tha se Gelbardi i bënte presion Rugovës që të thoshte se aksionet e UÇK-së ishin aktivitete terroriste.

Bylykbashi theksoi se kjo ishte hera e parë që e kishte parë të nervozuar Rugovën. Madje siç theksoi, Rugova i ra tavolinës në kundërshtim si shenjë kundërshtimi ndaj të dërguarit amerikan.

“Atë ditë është mbajtur një konferencë për shtyp, e Gelbarthit dhe Rugovës. Ai ish ardh mi bo presion Rugovës që të jepte deklaratë se terroristat janë në aksion. Dhe hera e vetme që e kam parë Rugovën të nervozuar, e i kishte rënë tavolinës. Nuk është e vërtetë kjo i tha. Gelbarthi i tha shko shikoji fotot me maska në Kohën Ditore. Rugova tha se nuk e përjashtoj se mund të ketë qenë ndonjë element, por nuk ka terrorizëm këtu.”, tha ai.

E ndaj deklaratës së Bylykbashit ka reaguar profesori, Enver Bytyçi, i cili ka thënë se stalinistët dhe enveristët e akuzonin Rugovën se ishte kundër UÇK-së, por që e vërteta tani po del në shesh.

Prej fillimit dhe ende sot enveristët e stalinistët e Kosovës e kane akuzuar dhe e akuzojnë Ibrahim Rugovën se "Paska qenë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës"!

Por vjen një dite dhe e vërteta del në shesh: Fotoreporteri i Kosovës, Ilaz Bylykbashi, ka thënë sonte se "Kur diplomati amerikan, Gelbart, e quajti UÇK-në terroriste, Rugova u nervozua dhe i ra tavolinës me grusht, duke thënë se jo, UÇK nuk është terroriste dhe se në Kosovë nuk ka terroristë"!”, u shpreh profesori.

Ai potencoi se frymëzuar për akuzat ndaj presidentit ishin disa krerë të luftës që nuk luftuan kurrë.

Frymëzues të intrigës sllavo-komuniste për të akuzuar Presidentin Historik ishin disa krerë të luftës, por që kurrë nuk luftuan, ndonjëri prej të cilëve sot gjendet në Hage! Këtë lloj intrige e nxiti të përhapet edhe në Tiranë, akadhemiku, Rexhep Qosja!”,është shprehur ai.

Madje, profesori ka ftuar këta persona që të kërkojnë falje për këto akuza kundër presidentit Rugova.

“Për më shumë se 20 vjet e kanë përtypur këta bastardë akuzën e tille kundër Ibrahim Rugovës! Tani, nëse ndonjë prej tyre është vërtet burrë, duhet të kërkojë ndjese! E vërteta nuk zhduket! Nëse vonon të provohet, ajo mbetet aty deri sa të dalë në dritë!”, përfundoi Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat