Takimi Kurti-Krasniqi, Qeveria jep detaje

Aktuale

Takimi Kurti-Krasniqi, Qeveria jep detaje

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:42
Pamje nga takimi

Pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren Nita Shala, kryeministri Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, respektimin e standardeve evropiane, si dhe të drejtat e njeriut, Ministria e Drejtësisë, kishte dërguar kërkesë në Komisionin e Venecias, me qëllim të dhënies së opinionit për Koncept Dokumentin për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe draftin e amendamenteve kushtetuese. Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun.

Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat