Çka tha Lajçaku në takimin me kryesinë e PDK-së?

Aktuale

Çka tha Lajçaku në takimin me kryesinë e PDK-së?

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:01
Bekim Çollaku

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, ka folur për vizitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që e pati në selinë e këtij subjekti.

Ai, në Info Magazine, ka deklaruar se ai nuk është se bisedoi shumë për shkak se sipas tij, Lajçak nuk kishte për çka të fliste, pasi thotë se PDK-ja çdo herë i ka qëndrimet e njëjta sa i përket këtij procesi.

“Më tepër ishte falënderues me PDK-në që ka qenë konstruktive në këtë proces. Nuk kishte për çka të thoshte dhe për çka të na ftonte sepse kemi qenë konstruktiv për aq kohë sa ky proces nuk devijon nga qëllimi i tij, qëllimi primar është arritja e marrëveshjes përfundimtare. Kjo çka po shohim viteve të fundit është rikthim në të kaluarën,ka thënë Çollaku.

Çollaku ka shtuar se vizita e Lajçak në Kosovë ishte pas arritjes së udhërrëfyesit për zbatimin  e marrëveshjes për energjinë, sipas tij, kjo është një momentum pozitiv në dialogun që kishte vite pa arritur ndonjë rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat